Me perëndimin e diellit dhe dëgjimin e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Nesër fillojmë agjërimin e muajit të Ramazanit, të mëshirës, faljes dhe amnistisë për njerëzit që të reflektojnë dhe të pastrohen nga veset e këqija”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Në shenjë reflektimi dhe falënderimi për gjithçka, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë.
“Ramazani do të thotë të fshijë mëkatet, sepse njerëzit gabojnë”, u shpreh Spahiu.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët myslimanë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit.
“Zoti 2 gjera ka vendosur, afrim tek e mira dhe largim nga e keqa. I uroi të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, u shpreh ai.
Muaji Ramazanit është dhe muaji i bamirësisë i cili në fund pas 30 ditësh agjërim përmbyllet me festen e Fihter Bajramit.
Top Channel