Grupi i PD ankohet te McAllister: Shqipëria regres në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet u deformuan
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social Facebook, pas mbajtjes së Ministerialit të Korridorit VIII në Tiranë, i organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Teksa publikoi pamjet e Ministerialit të drejtuar nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, Kryeministri theksoi se “ky është moment i ri për avancimin e sinkronizuar të një arterieje strategjike për ndërlidhjen, ekonominë dhe ndërveprueshmërinë e aleatëve, që forcon arkitekturën e sigurisë europiane”.
“Tirana mirëpriti sot Ministerialin e Korridorit VIII, nën kujdesin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, një moment i ri për avancimin e sinkronizuar të një arterieje strategjike për ndërlidhjen, ekonominë dhe ndërveprueshmërinë e aleatëve, që forcon arkitekturën e sigurisë europiane“, shkruan Rama.
Top Channel