LIVE/ Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në betejën e fundit për UÇK-në në Hagë: Duam pafajësi, i vetmi kundërshtar i ynë ishte Millosheviçi

18/02/2026 15:35

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë rrëzuar një zëri akuzat e Prokurorëve të Hagës për krime kundër njerëzimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në periudhën mars 1998- shtator 1999.

Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorëve të cilët kanë kërkuar nga 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

I pari që mbajti fjalimin e tij në Hagë ishte ish-kryeministri dhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se gjatë luftës ishte në kontakt me SHBA-në për veprimet e UÇK-së.

Thaçi shtoi më tej se vetëm NATO mund ta çlironte Kosovën dhe kjo forcon faktin që ai nuk ishte kthyer për pushtet në Kosovë.

Ndërsa Jakup Krasniqi iu drejtua gjyqtarëve të Hagës se ishte përballë tyre në këtë seancë jo si kriminel, por si pjesë e një populli që refuzoi të zhdukej.

Në përfundim të dëgjimit të fjalimeve përmbyllëse të katërt ish liderëve të UÇK-së, Gjykata e Hagës ka 3 muaj kohë për të dhënë vendimin.

15:11 “UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare”, Selimi nga Haga: Akuzat ndaj nesh, të pabaza

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën përfundimtare në Hagë, tha se akuzat ndaj tij dhe tre anëtarëve të tjerë janë të pabaza dhe të padrejta.

Ai theksoi se UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare, ndërsa shtoi se armët ishin mbijetesa e tyre.

14:55 “Jeta ime kishte kuptim, vetëm nëse populli im do të ishte i lirë”/ Kadri Veseli në Hagë: Drejtësia vonohet, por nuk mohohet

Pas Hashim Thaçit, fjalën e mori Kadri Veseli, i cili u shpreh se u kthye në Kosovë për liri dhe se drejtësia nuk do të mohohet.

14:46 “Kjo prokurori kërkon t’i zërë diellin Kosovës me një stuhi të zezë”/ Thaçi: E dhimbshme që hedh poshtë dëshmitë e zyrtarëve të NATO-s

Hashim Thaçi u ndal edhe te dënimi që prokuroria e Hagës kërkoi për ta, duke thënë se po hedh poshtë të gjitha dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s e SHBA-së.

14:44 “Rrezikova jetën jo për kontroll, por për liri”, Thaçi: Isha në kontakt të vazhdueshëm me SHBA

“Unë nuk u ktheva për ta rrezikuar jetën time për kontroll dhe pushtet. U ktheva në atdhe për ta rrezikuar jetën ime për liri dhe paqe”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë.

14:37 “Kosova zgjodhi paqen, Serbia luftën”, Thaçi nga Haga: I vetmi pushtet që kisha, ishte zëri im

“Kosova zgjodhi paqen, ndërsa Serbia luftën”, u shpreh Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Hagë.

Ai u shpreh se i vetmi pushtet që ka pasur ka qenë pushteti i zërit të tij.

14:30 “Shteti ynë ishte në duart e hekurta të Milosheviçit”/ Hashim Thaçi rrëzon akuzën e Hagës: Nuk u ktheva për pushtet, por për paqe

Në Hagë po mbahet seanca për ish-krerët e UÇK-së, të cilët në këtë proces do të bëjnë mbrojtjen e tyre.

Në fjalën e tij, Hashim Thaçi tha se u kthye në Kosovë për të sjellë paqen në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB