Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni LIVE 17/02 18:55
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku nëpërmjet një videoje i ka uruar Pavarësinë e Kosovës Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në postimin e tij, Kryeministri shprehet se telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sipas tij, sot Komandanti dukej i qetë.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, shkruan Rama.
Top Channel