Zbulim shkencor në Japoni, bakteret e modifikuara prodhojnë përbërje me potencial kundër kancerit dhe HIV Takimi inaugurues i Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump do të mbahet në Washington, DC, më 19 shkurt.
Pritshmëritë në Shtëpinë e Bardhë janë të larta. Shefi i saj pohoi së fundi se në takim do të njoftojë pesë miliardë dollarë ndihma të premtuara për humanitarizëm dhe rindërtim për Gazën. “Bordi i Paqes ka potencial të pakufizuar,” ishte komenti i presidentit amerikan. I ftuar të bëhet pjesë e themelimit zyrtar të këtij Bordi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt kryeqebdrës së Shteteve të Bashkuara, një iniciativë kjo, në të cilën siç pohoi ai në podkastin e tij “Flasim”, Shqipëria do të kontribuojë me “dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar” që ka fituar, pa paguar para për anëtarësimin dhe qëndrimin e përhershëm në bord.
Shefi i ekzekutivit e nënvizoi se ftesa për pjesëmarrje iu dërgua nga vetë presidenti Trump. Rama nuk la pa e kujtuar se kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë themeluese të bordit në Davos, Zvicër, në 22 janar, por në atë rast, nuk kishte mundur që të ishte i pranishëm. Kosova, e përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani, ishte një nga shtetet themeluese të Bordit të Paqes. Shtëpia e Bardhë ka dërguar ftesa në më shumë se 50 shtete, dhe të ftuarit janë njoftuar për një mandat trevjeçar. Pas përfundimit të këtij mandati, shtetet anëtare mund të vendosin nëse do të mbeten pjesë e përhershme të bordit, por për këtë status duhet të paguajnë një shumë prej 1 miliard dollarësh.
Bordi i Paqes, në të cilin presidenti Trump do të luajë një rol udhëheqës, ka edhe një Bord Ekzekutiv të përbërë nga figura të njohura ndërkombëtare, si Marco Rubio, Steve Witkoff, Jared Kushner, e Tony Blair. Kjo nismë shihet si një zhvillim tejet i rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e paqes globale.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se më 19 shkurt, gjatë takimit në Uashington, do të marrin pjesë delegacione nga më shumë se 20 vende e aty, Trump do të shpallë veç te tjerash edhe detaje për planin e rindërtimit të Gazës si dhe për forcën stabilizuese të caktuar për këtë rajon të trazuar.
Top Channel