Khamenei mesazh për Trump para negociatave me SHBA-në: Amerika nuk e rrëzoi dot Republikën Islamike për 47 vite, as ju nuk do ja dilni
Policia Metropolitane e Londrës ka zbuluar se bandat kriminale po rekrutojnë fëmijë për të vjedhur telefona smart, duke përdorur Snapchat dhe marrin shpërblime deri në 380 paund për iPhone të fundit.
Sipas hetimeve, fëmijët, shumica prej të cilëve janë të moshës 14 vjeç, nisen me biçikleta për të kryer vjedhje në mëngjes para se të shkojnë në shkollë.
Policia Metropolitane ka filluar përdorimin e droneve dhe biçikletave elektrike për të ndjekur dhe kapur hajdutët e rinj, në një përpjekje për të luftuar vjedhjet e telefonave që kanë shënuar rritje në Londër.
Kryetari i Policisë, Mark Rowley, ka bërë thirrje për më shumë veprime nga kompanitë teknologjike, veçanërisht Apple, për të bërë telefonat më të vështirë për t’u rikthyer në funksion pas vjedhjes dhe dërgimit jashtë shtetit.
Gjatë hetimeve, është zbuluar se bandat po përdorin Snapchat për të reklamuar shpërblime të ndryshme për modelet e ndryshëm të telefonave të vjedhur. Ata ofrojnë shpërblime më të mëdha për iPhone-t më të rinj, të cilët janë më të lehtë për t’u rikthyer në përdorim dhe shitur në tregjet ndërkombëtare, sidomos në Gjirin Persik dhe Kinë.
Telefonat Samsung ofrohen me shpërblime më të ulëta, pasi janë më të vështirë për t’u rikthyer në funksion.
Pas vjedhjes, fëmijët dërgojnë mesazhe përmes Snapchat për të koordinuar dorëzimin e telefonave te “përgjegjësi” i bandës. Ata ofrojnë një shpërblim shtesë prej 100 paund për çdo dorëzim me më shumë se 10 telefona të vjedhur.
Një rast i fundit tregoi se një adoleshent po shkonte me biçikletë herët në mëngjes për të sulmuar kalimtarët në një nga pikat kryesore të transportit në Londër, para se të shkonte në shkollë. Një reklamë e gjetur nga policia në Snapchat ofronte 380 paund për një iPhone 16 Max, 220 paund për iPhone 15 dhe vetëm 20 paund për iPhone 12.
Top Channel