Shkarkohet presidenti i Perusë katër muaj pas marrjes së detyrës, bëhet i teti zyrtar që largohet nga posti brenda një dekade
Të paktën 11 burra të akuzuar nga Uashingtoni për trafik droge u vranë të hënën në mbrëmje kur forcat ushtarake amerikane goditën anijet në të cilat ata ndodheshin, dy në Paqësor dhe një në Karaibe, sipas ushtrisë amerikane.
Sulmet e reja amerikane u njoftuan nëpërmjet X nga komanda e përbashkët amerikane përgjegjëse për Amerikën Latine dhe Karaibet. Në kontekstin e kësaj fushate sulmesh që ka zgjatur më shumë se gjashtë muaj, të paktën 140 persona janë vrarë që nga shtatori.
Late on Feb. 16, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted three lethal kinetic strikes on three vessels operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessels were transiting along known… pic.twitter.com/mib9XtptSB
— U.S. Southern Command (@Southcom) February 17, 2026
Ligjshmëria e fushatës, e cila zyrtarisht synon kartelet që transportojnë drogë në Shtetet e Bashkuara, vihet në dyshim nga ekspertët dhe provokon kundërakuza nga qeveria dhe partitë opozitare në Uashington. Administrata Trump nuk ka paraqitur kurrë ndonjë provë të prekshme se ndonjë nga anijet e goditura ishte e përfshirë në trafikim të paligjshëm.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i sheh bombardimet si “vrasje jashtëgjyqësore”, një pikëpamje me të cilën pajtohen ekspertët.
Top Channel