Khamenei mesazh për Trump para negociatave me SHBA-në: Amerika nuk e rrëzoi dot Republikën Islamike për 47 vite, as ju nuk do ja dilni

17/02/2026 13:42

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, pati një mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump sot, pak para fillimit të bisedimeve SHBA-Iran në Gjenevë.

“Në një nga fjalimet e tij të fundit, presidenti amerikan tha se për 47 vjet Amerika nuk ka arritur ta shkatërrojë Republikën Islamike… Unë ju them: as ju nuk do të keni sukses”, tha Khamenei në fjalimin e tij, duke iu përgjigjur deklaratës së Trump disa ditë më parë se ndryshimi i regjimit në Iran “do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”.

Ndërkohë Duke iu referuar fjalëve të përsëritura të presidentit amerikan se ushtria amerikane është më e forta në botë, Khamenei u përgjigj duke thënë se “ushtria më e fortë në botë ndonjëherë mund të marrë një goditje të tillë sa nuk do të jetë në gjendje të qëndrojë”.

“Ata vazhdojnë të thonë se kemi dërguar një aeroplanmbajtëse në Iran. Shumë mirë, një aeroplanmbajtëse është një mjet i rrezikshëm, por më e rrezikshme se aeroplanmbajtësja është arma që mund ta dërgojë atë në fund të detit”, shtoi ai.

“Irani nuk do t’u premtojë nënshtrim udhëheqësve të korruptuar që janë aktualisht në pushtet në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë le të negociojmë për energjinë tuaj bërthamore dhe rezultati i negociatave duhet të jetë që ju të mos e keni këtë energji. Nëse do të ketë negociata, paracaktimi i rezultatit të tyre është i gabuar dhe i pamend”, vazhdoi Khamenei.

Udhëheqësi iranian e përfundoi fjalimin e tij duke u lutur për mëshirë dhe falje për ata që ai i përshkroi si pjesëmarrës të gabuar në protestat e fundit, duke e paraqitur kryengritjen si një plan armik dhe jo një lëvizje proteste të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB