Khamenei mesazh për Trump para negociatave me SHBA-në: Amerika nuk e rrëzoi dot Republikën Islamike për 47 vite, as ju nuk do ja dilni Me mesazhin se “fetë forcojnë solidaritetin” u përurua xhamia e parë në Turingi të Gjermanisë.
“Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” është shkruar në fasadën e objektit të kultit, të ngritur pikërisht në landin e konsideruar si zemra e partisë së ekstremit të djathtë, AFD.
Për më shumë se dhjetë vjet, komuniteti kishte planifikuar të ndërtonte vendin e vet të faljeve me një sallë lutjesh, një minare dhe një apartament të vogël për imamin.
Pati protesta dhe demonstrata të përsëritura kundër projektit në një park industrial. Kompanitë lokale të ndërtimit ishin tërhequr vazhdimisht nga projekti në minutën e fundit.
Megjithatë, natën e përurimit, përpara ndërtesës së Ahmadiyya-s qëndronte një protestues i vetëm, pranë dy automjeteve të policisë, me një tabelë paralajmëruese për një “fushatë pushtimi” islamiste.
Gjatë gjithë natës, makinat e policisë patrulluan rrugët përreth saj pothuajse çdo minutë dhe nuk pati incidente.
Zëvendëskryetari i Bundestagut, Bodo Ramelow, i cili si Kryeministër i landit të Turingisë nga 2014 në 2024, e kishte mbështetur fuqishëm projektin e ndërtimit, kujtoi protestat dhe incidentet, kokat e derrave të hedhura në kantierin e ndërtimit dhe kryqet e protestës.
“Ato nuk ishin kryqe të krishtera”, thotë politikani i majtë, i cili i përket kishës protestante. “Ato ishin kryqe të lëvizjes identitare”,
Protestat kundër ndërtimit të xhamisë u nxitën vazhdimisht nga populistët dhe e djathta ekstreme.
Në zgjedhjet në land në vitin 2024, Alternativa për Gjermaninë me kryetarin e saj në land Björn Höcke fitoi pothuajse një të tretën e votave.
Top Channel