I doli emri në dokumentet e reja të çështjes Epstein, biznesmeni i njohur amerikan jep dorëheqjen si kryetar ekzekutiv i Hyatt 17/02 15:19
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka folur në lidhje me raportet e tensionuara me SHBA-së.
Pas kthimit në Nuuk, nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ai u përgjigje pyetjeve të disa nxënësve.
Një nxënës e pyeti nëse presidenti amerikan, Donald Trump, mund të bombardojë Groenlandën. Kryeministri u përgjigj: “Jo. Nuk ka shumë gjasa që Trump të bëjë diçka të tillë. Por e kuptoj shqetësimin tuaj. Nuk duhet të kemi frikë në këtë vend.”
Ai gjithashtu shprehu lodhje nga deklaratat e presidentit amerikan: “Kur do ta kuptojë… dhe të ndalojë të thotë gjëra që shkaktojnë kaq shumë shqetësim dhe ankth? Nuk e di pse ende e bën.”
Top Channel