Video/ Shpërthen sërish vullkani Kilauea në Hawai, lava arrin në 400 metra lartësi

16/02/2026 17:18

Vullkani Kilauea në Havai ka shpërthyer sërish, duke hedhur lavë dhe hi në ajër.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shpërthimi i fundit është regjistruar mbrëmjen e kaluar. Gjatë pjesës më të madhe të episodit, si krateri verior ashtu edhe ai jugor i vullkanit ishin aktivë.

Në fazën më intensive, rrymat e lavës nga krateri jugor arritën lartësi prej 350 deri në 400 metrash, ndërsa në kraterin verior ato shkuan deri në 300 metra. Njëkohësisht, u regjistrua edhe një shpërndarje e lehtë hiri në jugperëndim të kraterit.

Autoritetet konfirmuan se asnjë zonë e banuar nuk u prek nga ky episod i fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB