Italia ia thotë “boll” turizmit masiv: Vendosen kufizime në Kapri
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, uroi ne fundjave qytetarët e Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, duke theksuar pritshmërinë që dy vendet të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, kryediplomati amerikan nënvizoi se SHBA dhe Serbia ndajnë “një histori të gjatë dhe të rëndësishme, të karakterizuar nga miqësia dhe respekti reciprok”.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndërtojnë mbi këto lidhje të forta, ndërsa punojmë së bashku për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe për forcimin e prosperitetit ekonomik në të dy vendet tona. Ne e vlerësojmë partneritetin me Serbinë në promovimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkanin Perëndimor dhe presim me padurim thellimin e bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratë.
Rubio u takua në muajin janar me presidentin serb, Aleksandar Vuçic në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos. Pas këtij takimi, Vuçic bëri të ditur se Serbisë i janë paraqitur “dy kushte formale” për nisjen e Dialogut Strategjik me SHBA-në. Sipas tij, një nga kushtet lidhet me sektorin energjetik, ndërsa tjetri ka karakter politik, pa dhënë detaje të mëtejshme për këto kërkesa. Dialogu Strategjik, të cilin SHBA-ja e zhvillon me shumë vende për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, përfshin fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe politika e jashtme.
Serbia ka rezervat më të mëdha të litiumit në Europë, një sektor teknologjik dinamik dhe rritje të investimeve amerikane dhe ka sinjalizuar si kapacitetin, ashtu edhe gatishmërinë e saj për të thelluar lidhjet dypalëshe.
Top Channel