Reshje shiu në qarkun e Kukësit, të gjitha akset janë të kalueshme për automjetet

16/02/2026 08:45
foto ilustruese

Situata në Qarku Kukës mëngjesin e sotëm paraqitet e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë territorin.

Sipas informacionit zyrtar, reshjet vijojnë me intensitet të ulët deri në mesatar. Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e borës, inerteve dhe gurëve në rrugë, si dhe për kriposjen e akseve për të garantuar sigurinë në qarkullim.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nuk raportohen probleme.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka pasur raportime për situata problematike.

Gjithashtu, i gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB