Qendra shëndetësore me myk dhe lagështirë në Fier, rrezik për pacientët dhe stafin mjekësor

16/02/2026 12:21

Qendra shëndetësore nr. 2 në qytetin e Fierit është në gjendje alarmante për shkak të kushteve minimale të higjienës e sigurisë.

Kjo godinë e cila mbulon me shërbim shëndetësor 15 mijë banorë ndodhet në katin e tretë të një objekt mes lagështirës e mykut, pa ashensor duke e bërë pothuajse të paarritshme për të moshuarit dhe pacientët me probleme të rënda shëndetësore. Përballe kësaj situate qytetarët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikonstruksionin e saj.

Ndërkohë po kaq e rëndë paraqitet situata edhe për personelin mjekësor të kësaj qendre të cilët u shërbejnë pacientëve mes lagështirës e mykut dhe ambienteve të pamjaftueshme.

Ministria e Shëndetësisë e ka përfshirë qendrën shëndetësore nr.2 në projektin e “Rikonstruksionit të ambulancave dhe qendrave shëndetësore për vitet “2025- 2026” e megjithatë gjatë vitit 2025 projekti mbeti vetëm në letër, ndërkohë që gjendja e godinës bëhet edhe më alarmante nga viti në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB