Obama flet për alienët: Jeta jashtëtokësore mund të ekzistojë, por s’ka prova. Nuk mbahen në Zonën 51

16/02/2026 13:44

Ish-presidenti amerikan Barack Obama deklaroi në intervistën e tij më të fundit se alienët janë “realë”, por shtoi se ai vetë nuk i ka parë kurrë.

I pyetur nga podkasteri Brian Tyler Cohen mbi ekzistencën e jetës jashtëtokësore, Obama u përgjigj shkurt: “po, ata ekzistojnë”, por sipas tij, ata qenie të tilla nuk mbahen në Zonën e famshme 51.

Nuk ka ndonjë bazë të fshehtë nëntokësore, këmbënguli ai, përveçse nëse ekziston një komplot i madh i cili t`i jetë mbajtur i fshehtë edhe vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Deklarata e shkurtër nxiti spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke e shtyrë Obamën të sqarojë më vonë qëndrimin e tij në Instagram.

Ish presidenti theksoi se, nga pikëpamja statistikore, universi është aq i madh sa është shumë e madhe mundësia që diku tjetër të ketë jetë. Megjithatë, distancat mes sistemeve diellore janë aq të mëdha sa gjasat që Toka të jetë vizituar nga alienë janë shumë të vogla, u shpreh ai, dhe theksoi se gjatë presidencës së tij nuk ka parë asnjë provë për kontakt me jashtëtokësorët. Ka ekzistuar prej kohësh një teori konspirative sipas ë cilës qeveria e Shteteve të Bashkuara fsheh jashtëtokësorë në Zonën 51, një bazë shumë sekrete e Forcave Ajrore në Nevada.

Në vitin 2019, rreth 1.5 milionë persona u regjistruan në rrjetet sociale për të mësyrë zonën, por ngjarja përfundoi pa incidente serioze, pati  vetëm disa arrestime dhe në fund, aktiviteti u shndërrua në një festival muzikor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB