E dënuar me 8 vite burg për vrasjen e ish-partnerit/ 39-vjeçarja përsërit krimin, godet me thikë bashkëshortin pas një grindjeje të momentit

16/02/2026 17:33

Oksana Murasova, një 39-vjeçare nga Lituania, u vu në pranga pasi goditi me thikë partnerin e saj 50-vjeçar në Milano.

Megjithatë autoritetet gjyqësore vlerësuan se ajo mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje, duke e liruar sërish.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi më 15 shkurt në një apartament në veri të Milanos. Sipas dëshmisë së gruas, gjatë një grindjeje partneri, ai e kishte goditur me grusht. Ajo u largua, por ai e ndoqi duke i zënë rrugën. Në atë moment, ajo mori një thikë kuzhine dhe e plagosi.

Sipas të dhënave, policia kishte ndërhyrë edhe më parë në banesën e çiftit për një episod dhune, por gruaja nuk kishte bërë kallëzim.

Murasova ka qenë e dënuar edhe më parë për vrasjen e partnerit të saj në vitin 2015 në Milano. Ajo u dënua me tetë vite burg dhe u arrestua në vitin 2019 pasi vendimi u bë i formës së prerë. Në atë rast, ajo kishte deklaruar se kishte vepruar pasi ishte dhunuar nga partneri i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB