Dy vite nga vdekja e Navalnyt, reagon sërish Kremlini, hedh poshtë akuzat për helmim

16/02/2026 11:30

Kremlini ka reaguar sërish ndaj akuzave se kritiku i njohur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny, u helmua me një toksinë të fuqishme të gjetur në bretkosat helmuese të Amerikës së Jugut.

Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë thanë se vetëm Rusia kishte “mjetet, motivin dhe mundësinë” për të përdorur këtë substancë. Por Kremlini i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur një “fushatë informacioni” që synonte të largonte vëmendjen nga problemet e Perëndimit.

Sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i konsideroi akuzat “të anshme dhe të pabaza”, duke theksuar se Moska i hedh poshtë ato fuqishëm dhe ka një qëndrim “shumë negativ” ndaj këtyre pretendimeve.

Ky reagim vjen pas publikimeve ndërkombëtare që sugjerojnë përfshirjen e Rusisë në helmimin e Navalnyt, duke nxitur tensione të reja diplomatike mes Moskës dhe vendeve perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB