Bisedimet trepalëshe me SHBA dhe Rusinë, delegacioni i Ukrainës niset drejt Gjenevës

16/02/2026 08:16

Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë.

Lajmin e bëri të ditur kreu i delegacionit, Rustem Umerov, i cili publikoi gjatë natës një foto në Telegram së bashku me anëtarët e ekipit. Në mesazhin e tij ai theksoi se delegacioni është në rrugë për në Gjenevë dhe se përpara i pret një tjetër raund i rëndësishëm negociatash.

“Rrugës për në Gjenevë. Përpara është raundi i radhës i negociatave. Gjatë rrugës do të diskutojmë mësimet e historisë sonë dhe do të nxjerrim përfundimet e duhura. Interesat e Ukrainës duhet të mbrohen”, shkroi Umerov.

Pjesë e delegacionit ukrainas janë gjithashtu:

Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake;

Andriy Hnatov, gjeneral major i marinës;

Davyd Arakhamia, deputet i Parlamentit;

Serhiy Kyslytsya, ish zëvendësministër i parë i Jashtëm;

si dhe Vadym Skibitskyi, zëvendësshef i inteligjencës së mbrojtjes.

Bisedimet në Gjenevë pritet të fokusohen në zhvillimet e fundit të luftës dhe në përpjekjet për uljen e tensioneve mes palëve. Delegacioni ukrainas ka theksuar se prioritet mbetet mbrojtja e interesave kombëtare dhe sovranitetit të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB