Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ E zbulon kryeministrja e Danimarkës: Situatë e njëjtë, por ishulli nuk shitet 

15/02/2026 11:30

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të ketë interesim shumë serioz për ta marrë Groenlandën.

Megjithatë, ajo ka përsëritur thirrjet se sovraniteti kombëtar duhet të respektohet, duke shtuar se populli i Groenlandës tashmë e ka bërë të qartë se nuk duan të bëhen amerikanë.

“Mendoj se dëshira nga presidenti amerikan është ende e njëjtë”, ka thënë ajo në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Frederiksen është shprehur e hapur për të diskutuar për rritjen e sigurisë në Arktik, por ajo ka thënë se ka kufi edhe në këtë çështje.

E pyetur nëse ajo është e gatshme ta caktojë një çmim për ishullin, nëse Trumpi vazhdon të bëjë presion, kryeministra daneze ka mohuar mundësitë.

“Sigurisht që jo. A mund t’ia caktoni ju çmimin një pjese të Spanjës, ose të SHBA-së, ose të cilësdo pjesë të botës?” është përgjigjur ajo.

Trump ka shkundur aleancat me partnerët e SHBA-së pas kërkesës për të marrë ishullin nën administrimin e Danimarkës. Megjithatë, ai I ka zbutur qëndrimet që nga fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, kur njoftoi për dakordësinë me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte mbi “një kornizë për një marrëveshje për Groenlandën”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB