Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë
Juventus doli i humbur nga San Siro pas një ndeshjeje që do të kishte merituar më shumë për Të çfarë dha në fushën e lojës para dhe pas ndëshkimit të padrejtë me karton të kuq të Kalulu. Një rezultat ky që ka zemëruar shumë tifozët bardhezinj, por edhe Luciano Spalletti.
Trajneri toskan dhe trajnerin Luciano Spalletti. Tekniku toskan dhe drejtuesit e Juventusit kanë shfaqur të gjithë irritimin e tyre kundrejt arbitrit La Penna.
Pas përfundimit të ndeshjes, asnjë nga skuadra juventine nuk u shfaq para mediave, përvec Damien Comolli dhe Giorgio Chiellinit.
‘Nuk mund të flitet për futboll pas asaj që ndodhi sot, ndodhi diçka e papranueshme. Episodi i radhës i fillim sezonit që na ndodh ne por edhe të tjerëve, nuk është i pranueshëm një gabim që shkatërron një ndeshje të tillë. Ky është spektakli që i japim botës dhe duhet ndryshuar menjëherë-tha Chiellini për Sky-protokolli VAR duhet ndryshuar, por ndonjëherë merren vendime të nxituara. Nuk jemi të parët dhe nuk do të jemi as të fundit që ankohemi, kanë folur edhe Conte, De Rossi dhe të tjerët’
Të ashpra kanë qenë edhe fjalët e Comollit.
‘Si klub jemi në siklet, ishte e turpshme ajo që u bë në të gjighë botën. Është një shumatore episodesh që po ndodhin që nga fillimi i sezonit-tha Comolli-është shumë e vështirë për të pranuar situata si kjo. Trajneri dhe futbollistët janë të frustruar ashtu sikurse edhe tifozët tanë. Dua të flas me tifozët dhe t’ju kërkoj ndjesë. Nuk mundëm të luanim ndeshjen që donim, nuk mundëm të luanim futboll. Ne humbëm 3 pikë, por futbolli italian humbi kredibilitetin. Kjo është e papranueshme. Si klub jemi të bashkuar, do të luftojmë deri në fund, padyshim’
Top Channel