Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi Ministria e Drejtësisë ka fituar një betejë ligjore në “Royal Court of Justice” Gjykatën e Lartë në Londër, për të ekstraduar një shqiptar i dënuar për përdhunimin e një të miture në Bulqizë në 29 Shkurt 2016.
Juristët e departamentit për marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë së bashku me juristen britanike Amanda Bostock, rrëzuan pretendimet në apelin e inicuar nga Denis Havalja, i cili synonte bllokimin e ekstradimit drejt Shqipërisë.
37 vjeçari shqiptar është dënuar në mungesë nga Gjykata e Matit në vitin 2017 me 5 vite burg për përdhunimin e një vajze 13 vjeçare, vendim i cili u la në fuqi nga apeli Tiranës një vit më pas.
Në vendit të Gjykatës së Matit tregohet se viktima i tha policisë se ishte duke shkuar në shkollë kur një makinë Range Rover u ndal dhe drejtuesi e mori me forcë brenda.
Për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare ai shkoi në Angli dhe përdorte emrin Dashamir Havalja. Në vendimi gjykatës së lartë në Londër disponuar prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, tregohet se ai në 2015 do të dënohej me 18 muaj burg për shpërndarje droge dhe do të dëbohej.
Rikthehet përsëri në Angli dhe përsëri dënohet më 13 Prill 2023 me 6 muaj burg për goditje të një punonjësi të emergjencave. Në përfundim të këtij dënimi ai u çua në një qendër dëbimesh nga ku u zbulua se ishte në kërkim prej Interpol Tiranës.
Gjykata e ekstradimeve Westminster Magistrate Court më 6 dhjetor 2024 lejoi ekstradimit por Denis Havalja e apeloi në Gjykatën e Lartë.
Sipas vendimin të Gjykatës së Lartë në Londër- avokatët e tij tentuan ta bllokojnë ekstradimin me argumentin se gjatë qëndrimit të burg në Angli ai prej majit 2025, ka pasur rregullisht seanca me mjekë të shëndetit mendor dhe është diagnostikuar se vuan nga një çrregullim i përzier ankthi dhe depresioni.
Gjykatësja Mrs. Justice Eady ka rrëzuar apelin duke i dhënë dritën jeshile Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin tij në Shqipëri.
Top Channel