Capital T flet për luftën dhe sakrificën në “Grida Duma Podcast”: Patriotizmi nis nga vetja, jam gati për vetëflijim për vendin tim

15/02/2026 19:59

Reperi i njohur Capital T ka dhënë një nga deklaratat më të forta të tij në intervistën për “Grida Duma Podcast”, ku foli hapur për mënyrën si e kupton patriotizmin dhe rolin e tij si qytetar.

Ai u shpreh se patriotizmi sot po banalizohet dhe po kthehet në diçka sipërfaqësore. Sipas tij, nuk është as festë flamuri, as postim në Instagram, as fyerje ndaj armiqve historikë. “Patriotizmi fillon te gjërat e vogla”, tha ai, duke theksuar se ndryshimi nis nga vetja dhe jo nga pritshmëritë ndaj shtetit.

Në bisedë me Grida Dumën, Capital T u ndal edhe te krahasimet që shqiptarët bëjnë shpesh me vende si Zvicra apo Gjermania. Ai tha se para se të kërkojmë modele jashtë, duhet të pyesim veten çfarë po bëjmë ne për vendin tonë.

Reperi deklaroi se do të ishte i gatshëm të sakrifikonte gjithçka për atdheun. “Jam në gjendje me bo gjithçka, deri në vetëflijim nëse është nevoja”, u shpreh ai, duke shtuar se këtë nuk e thotë për poena apo lavdi, por sepse është bindja e tij personale.

I pyetur drejtpërdrejt nëse do të vdiste për një betejë, ai u përgjigj pa hezitim: “Absolutisht”.

Sipas tij, mbrojtja e vendit është akti më sublim që mund të bëjë një njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB