Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotelin në Tiranë, kush janë personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim, mes tyre nëna e të dashurit të saj

14/02/2026 09:19

Një 18-vjeçare u vetëplagos pak pas mesnate në një hotel në Tiranë.

Nga hetimet, janë arrestuar nëna dhe xhaxhai i të dashurit të 18-vjeçares, ndërsa në kërkim janë shpallur Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta (kushëri i dashurit të saj).

E dëmtuara është Natalia Murtati, e dashura e 22-vjeçarit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes ndodhur në Vilën Gjuta, si dhe gjetjen e armës.

Njoftimi i policisë: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB