Përmbytjet shkatërrojnë banesën/ Fshati Arshi Lengo nën ujë, shtëpia e emigrantes shpallet e pabanuar Nga mësimdhënia në terren. 130 studentë të arkitekturës, pas dy javësh në terren, kanë realizuar dhjetëra projekte për restaurimin e banesave gjirokastrite.
Duke dalë nga auditorët, të rinjtë kanë prekur nga afër qasjen e rifunksionalizimit të ndërtesave me rëndësi për trashëgiminë kulturore.
Studentja e arkitekturës Sara Andollai thotë: “Pjesa e vështirë ishte rivelimi në banesa në gjendje jo të mirë, me suva gati në rënie, bimësi parasite, por nuk na ndali për të kryer punën’.
“Kur e pamë nga afër u prekëm për si i gjetëm monumentet e kulturës. Mendoj se ky projekt i parë është një arritje dhe do na vlejë për CV e aplikime për punë”, shprehet studentja Megi Çeça.
Studentja Eneda Gjidede thotë: “Ishte një eksperiencë shumë e bukur që të realizosh vetë rijetëzimin e banesave”.
Me mbështetjen e dy pedagogëve, studentët kanë mundur të përjetojnë kampin e restaurimit, përtej një lënde në universitet. Puna e studentëve do t’iu shërbejë institucioneve shtetërore, të cilët do të marrin në përfundim projektet e restaurimit të banesave historike në Gjirokastër.
Pedagogu Dr. Nikolla Vesho thotë: “Qëllimi ka qenë për të motivuar studentët, përveç mësimit të shohin anën praktike si dhe të jetë një kontribut për komunitetin. Projekti është mbikëqyrur nga instituti i trashëgimisë, UNESCO si dhe i dorëzohen projektet për ti zbatuar kur të jetë nevoja”.
“Angazhimi i studentëve ndihej, kishin interes sepse kjo lëndë nuk ka vetëm anën teorike. Ata merreshin nga kërkimi si fazë e parë, në rivelim dhe më pas dokumentimi”, shprehet pedagogia Kristina Meço.
Për të kremtuar arritjet e para të studentëve, u realizua edhe ekspozita me projektet e restaurimit si dhe puna e tyre do të përmblidhet në një libër.
Top Channel