Një person konfliktohet me dy shtetase nga Venezuela në Fier, policia nis hetimin për zbardhjen e ngjarjes
14/02/2026 20:10
Dy shtetase venezueliane janë konfliktuar pasditen e sotme me një qytetar fierak, i cili pas zënkës i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Ato kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel