Përmbytjet shkatërrojnë banesën/ Fshati Arshi Lengo nën ujë, shtëpia e emigrantes shpallet e pabanuar

14/02/2026 16:55

Në fshatin Arshi Lengo, pasojat e përmbytjeve të 6 janarit janë ende të dukshme.

Reshjet e dendura dhe vërshimi i ujit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në banesën e Burbuqe Çelës, e cila për shkak të dëmtimeve të rënda është shpallur e pabanuar.

Prej vitesh emigrante në Gjermani, ajo është njoftuar për situatën dhe ka mbërritur menjëherë në vendlindje, ku është përballur me pamjen e trishtë të shtëpisë së shkatërruar — frytin e mundit dhe sakrificës së një jete të tërë.

Sipas një tjetër banori, shkak i përmbytjeve është bërë përroi i fshatit, i cili ka dalë nga shtrati duke dëmtuar jo vetëm banesa të tjera, por edhe rrugët e brendshme të zonës.

Në Arshi Lengo numërohen rreth 150 shtëpi, por vetëm 30 prej tyre janë aktualisht të banuara. Pjesa tjetër qëndron e mbyllur për shkak të emigrimit masiv të banorëve ndër vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB