Kanë 60 vite së bashku, me të njëjtën përkujdesje si ditën e parë të njohjes.
Silvana dhe Imer Braho e nisin kështu këtë 14 shkurt, duke dëshmuar se dashuria e vërtetë nuk njeh kohe e moshe
Imeri, me profesion oficer, dhe Silvana, infermiere, janë njohur në moshën 23-vjeçare. Prej gjashtë dekadash, në çdo rrugë të Gjirokastrës i sheh gjithmonë bashkë, krah për krah, si dy të rinj që sapo kanë nisur jetën. Sot, edhe pse katër fëmijët e tyre kanë krijuar jetën larg dhe shtëpia është më e qetë, ata kujdesen për njëri-tjetrin me të njëjtin përkushtim si gjithmonë.
Nga ana tjetër Silvana tregon se e do Imerin si ditën e parë. Edhe pse nuk janë njohur nga një histori dashurie tipike, por me mblesëri, ajo rrëfen mes emocionesh se ndjenjat janë forcuar me kalimin e viteve. “Në pleqëri, dashuria shtohet edhe më shumë,” pohon ajo me buzëqeshje.
Në një kohë kur gjithçka duket kalimtare, historia e tyre është dëshmi se dashuria nuk matet me fjalë të mëdha, por me përkujdesjen e përditshme. 60 vite më pas, ata vazhdojnë të zgjedhin njëri-tjetrin çdo mëngjes, dhe kjo është forma më e bukur e dashurisë.
Top Channel