Tradhtoi bashkëshortin me dy nxënësit e saj adoleshentë dhe ngeli shtatzënë, mësuesja dënohet me 10 vite burg

13/02/2026 17:17

Një mësuese në SHBA, e cila mbeti shtatzënë nga një prej nxënësve të saj, është dënuar me 10 vjet burg.

37-vjeçarja, Julie Rizzitello, u la në burg pasi një hetim zbuloi se ajo kishte kryer akte seksuale me dy studentë.

Viktimën e saj të parë ajo e takoi kur jepte mësim në vit të parë në gjimnazin Wall Township në New Jersey, duke e ftuar atë t’i jepte orë mësimi shtesë.

Rizzitello thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të disa herë midis viteve 2017 dhe 2018. Në një prej rasteve, Rizzitello dyshohet se e inkurajoi adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale të pambrojtura me të në ditëlindjen e saj. Më pas ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të bënte abort, raportoi Jersey Shore Online.

Ajo u takua me të dytin një vit më parë, me të cilin u përfshirë në një marrëdhënie seksuale në periudhën midis prillit dhe qershorit 2024.

Sipas prokurorisë, ata kryen marrëdhënie në tre vende të ndryshme, shtëpinë e Rizzitellos, ku ajo jetonte me bashkëshortin, biznesin e tyre të familjes dhe në makinë, shkruan The Sun.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të dy nxënësit u punësuan nga biznesi që ajo kishte me bashkëshortin.

Ndërsa hetimi ishte ende në vazhdim, mësuesja madje kontaktoi të dy nxënësit e saj, duke u kërkuar atyre të fshinin çdo provë.

Në korrik të vitit 2024, Rizzitello u arrestua, vetëm disa ditë pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i saj si mësuese.

Hetimi filloi pas një informacioni anonim që u mor nga zyrtarët e shkollës.

Më vonë ajo u deklarua fajtore për dy akuza për sulm seksual të shkallës së dytë.

Rizzitello u martua me bashkëshortin e saj në vitin 2017 dhe ka dy fëmijë të vegjël.

Ekipi i saj ligjor u përpoq ta ulte dënimin e saj në pesë vjet, duke përmendur pozicionin e saj si nënë dhe mungesën e të dhënave penale. Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB