Stuhia Nils lë pas viktima dhe shkatërrime në Francë dhe Spanjë, mijëra familje pa energji 13/02 16:12
Një raund i ri bisedimesh midis përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të zhvillohet më 17 dhe 18 shkurt, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet në nivel trepalësh në Gjenevë”, tha ai. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, një këshilltar i presidentit rus. Delegacioni ukrainas pritet të udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.
Kujtohet se në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, në Abu Dhabi u zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura të Grupit Punues të Sigurisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Moska, Kievi dhe Uashingtoni.
Top Channel