Prokuroria kërkon 180 vite burg/ Vijon gjykimi në Hagë për ish-liderët e UÇK, mbrojtja e Selimit kërkon pafajësi

13/02/2026 15:28

Në Hagë është duke vazhduar dita e pestë me deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të premten përmbylli fjalën e saj mbrojtja e Rexhep Selimit, duke thënë që kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim me 45 vjet burgim është dënim i përjetshëm.

Mbrojtja e Selimit tutje kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm, duke shtuar se provat e prokurorisë janë kontradiktore.

Tutje, në deklaratën përfundimtare të saj, mbrojtja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës shtoi se përgjegjësia dhe njohuria e Rexhep Selimit ishte e limituar.

Të premten, para trupit gjykues në Hagë, nis fjalën përfundimtare edhe mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në fjalën e saj ka kërkuar dënim me burgim prej 180 vjetësh për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po gjykohen në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB