Bad Bunny vendos rekord të ri pas Super Bowl, miliona dëgjime në një ditë në SHBA
Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., ka shkaktuar polemika të reja pasi deklaroi se “nuk kishte frikë nga mikrobet sepse në të kaluarën kishte konsumuar drogë në kapakët e tualeteve”, gjatë një interviste në podkastin e komedianit Theo Vaughn.
Gjatë bisedës, që u fokusua në historinë e tij me varësinë dhe procesin e rikuperimit, Kennedy foli hapur për të kaluarën e tij me substancat narkotike dhe theksoi se varësia është një sëmundje që kërkon trajtim të vazhdueshëm. Ai shtoi se pjesëmarrja e përditshme në takime mbështetëse është thelbësore për të ruajtur shërimin.
Deklaratat e tij shkaktuan reagime të ashpra në SHBA. Organizata Protect Our Care kërkoi dorëheqjen e tij, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm për një post me përgjegjësi kaq të mëdha. Ndërkohë, politikani demokrat Malcolm Kenyatta kritikoi publikisht komentet e tij në platformën X, duke shprehur mosbesim ndaj rolit të tij në çështjet e shëndetit publik.
Kennedy ka folur edhe më parë për problemet me drogën, të cilat sipas tij nisën pas vrasjes së babait të tij në vitin 1968 në Los Angeles. Ai është arrestuar dy herë për vepra të lidhura me narkotikët dhe ka deklaruar se arrestimi i dytë ishte momenti që e shtyu drejt rehabilitimit.
🛑RFK Jr. just said: “I’m not scared of a germ. I used to snort cocaine off toilet seats.”
72-year-old HHS Secretary shared an example from his own life and said that Narcotics Anonymous helped him overcome his addiction.
Kennedy Jr. was actively using drugs for about 14 years. pic.twitter.com/O7EXGy7Q9n
— NEXTA (@nexta_tv) February 13, 2026
Gjatë pandemisë ai është bërë figurë e debatueshme edhe për qëndrimet skeptike ndaj vaksinave, duke përsëritur pretendime të hedhura poshtë nga komuniteti shkencor.
Komentet e fundit kanë rikthyer në qendër të vëmendjes figurën e tij, duke nxitur diskutime të forta mbi përshtatshmërinë e tij për të drejtuar politikat shëndetësore në SHBA.
Top Channel