Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ekstradohet nga Belgjika 37-vjeçari shqiptar

13/02/2026 08:48
foto ilustruese

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

  1. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB