Foto Ilustruese

Një shtetas turk u vu në pranga, pasi është denoncuar nga një turiste suedeze për abuzim seksual, në një apartament në Tiranë.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe.

Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB