“Beteja e MAGA-s nuk është e jona”/ Merz kritika të ashpra ndaj SHBA-së: Të çlirohemi nga varësia që kemi ndaj saj sa më shpejt

13/02/2026 16:37

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka dalë kundër “betejës kulturore” të sloganit të Donald Trumpit, “Ta bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri” (MAGA), duke theksuar se kjo qasje nuk përputhet me vlerat e Europës.

Në një fjalim në Konferencën e Mynihut mbi Sigurinë, Merz theksoi se, në Europë, liria e shprehjes përfundon aty ku bie në kundërshtim me dinjitetin njerëzor dhe Kushtetutën, dhe shprehu përkrahjen për tregtinë e lirë dhe kundërshtimin ndaj tarifave.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Europës të reduktojë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara, duke përmendur se kjo varësi ishte “vetëshkaktuar”. “Do të çlirohemi prej saj sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Merz.

Në fjalimin e tij, Merz theksoi rëndësinë e bashkëpunimit global për të adresuar sfidat e mëdha si ndryshimet klimatike dhe krizat shëndetësore.

Ai argumentoi se këto çështje mund të zgjidhen vetëm nëse kombet punojnë së bashku, duke theksuar se në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, Uashingtoni nuk mund të veprojë vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB