Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, u përplas me deputetin Agron Shehaj, kjo pasi u tërhoq votimi në sallë.
Sipas Shehajt, tërheqja e votimit u bë sepse mazhoranca nuk plotësonte numrat e deputetëve, gjë të cilën e mbështeti edhe Tedi Blushi, ndërsa Peleshi tha se vendimi erdhi sepse një projektvendim nuk ishte tërhequr nga rendi i ditës.
Peleshi: A je në vete ti apo jo? Unë jam në mes të fjalës, ti do procedurë. Jam te presja, nuk kam shkuar te pika. Projektvendimet do të votohen pasi të mbarojnë diskutimi i projektligjeve. Kemi një projektligj që nuk është hequr nga rendi i ditës, sepse është vetëm një projektligj.
Shehaj: Jemi në votim. Unë nuk kam mundësi të shoh projektligjin këtu. Jemi në votim zoti kryetar.
Peleshi: Ishte gabim. Nuk mund të nisim procesin e votimit të projektvendimet pa u diskutuar për projektligjet.
Shehaj: Cili ishte gabimi?
Peleshi: Nga tre projektligjet, dy ishin tërhequr, një jo. Ky ishte gabimi.
Shehaj: Ne sapo votuam ndryshimin e rendit të ditës. Ju ndryshuat tre projektligjet e rendit të ditës.
Peleshi: Nuk u ndryshuan.
Shehaj: Ne si deputetë, prandaj bën thirrje kryetari, si fillim prezenca. Secili prej nesh…
Braçe: Po votove pra për prezencën…
Shehaj: Jo ne nuk votuam… Zoti Kryetar, ne duam një përgjigje. A e keni tërhequr votimin se i mungonin numrat mazhorancës? Kaq.
Peleshi: Atëherë meqë nuk është detyra ime të të përgjigjem tre herë, por po e bëj. Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë dhe nëse je në sallë, je prezent. Nuk mund të shfaqesh prezent kur duhet të flasësh dhe jo prezent kur duhet të votosh, se është detyrim. E dyta, projektvendimet nuk votohen pa mbaruar diskutimet dhe votimet e projektligjeve.
Blushi: Ju votuat. Unë e kam këtu listën. Jeni 67 deputetë në sallë. Çfarë ndodhi? 83 ‘Diellat’ u zhdukën, u venitën dhe ngelët 67. Doni t’ju a lexoj emrat?
Top Channel