Nën hetim për shitjen e pasurive të paluajtshme, policia belge bastis Komisionin e BE-së
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë pasagjerësh u përmbyt në lumin Nil, në zonën Tayba-Al-Khawad të Sudanit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për një person që rezulton ende i zhdukur.
Sipas raportimeve, trageti po transportonte rreth 30 pasagjerë mes fshatrave Tayba Al-Khawad dhe Deim Al-Qarai kur u përmbyt të mërkurën. Në bord ndodheshin gra, të moshuar dhe fëmijë.
Dëshmitarët okularë u bashkuan me ekipet e shpëtimit për të ndihmuar pasagjerët, ndërsa njësitë e mbrojtjes civile mbërritën në vendngjarje për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Sipas burimeve lokale, varka u përmbyt në një pjesë të lumit në veri të Khartoum-it për shkak të dallgëve të larta.
Deri më tani, tetë persona kanë arritur të mbijetojnë, ndërsa 21 janë konfirmuar të vdekur.
Ngjarja u konfirmua edhe nga Rrjeti i Mjekëve të Sudanit, i cili në një deklaratë theksoi se tragjedia nxjerr në pah mungesën e standardeve bazë të sigurisë në transportin lumor.
Top Channel