FOTO/ Kjo është çanta me paratë e grabitura në bankë dhe arma kallashnikov, autori u fut dhe doli… pa maskë Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë.
Gjashtëmbëdhjetë lopë, katër viça dhe dy dele janë dëmet e shkaktuara nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në stallën e Bardhosh Haxhisë, në fshatin Armen të bashkisë Selenicë.
Sipas policisë, por edhe vetë pronarit të bagëtive, shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, e cila më pas ka bërë që e gjithë stalla, ku ndodheshin 22 krerë bagëti, të përfshihej nga flakët. Si pasojë, u dogjën 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele.
Pronari është njoftuar nga një fqinj rreth orës 21 i cili i ka thënë se po shihte flakë dhe tym që dilnin nga stalla. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa ishte e pa mundur te hyje në stallë për shkak të tymit por dhe flakëve shprehet për TCH nëpërmjet një bisede telefonike, Bardhoshi.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Të gjitha krerët që ndodheshin brenda janë përfshirë nga flakët dhe kanë ngordhur si pasojë e zjarrit të fuqishëm.
Mësohet se kafshët e djegura janë nxjerrë më pas jashtë dhe janë groposur , për arsye sigurie dhe higjiene.
Sipas pronarit, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe, duke mos lënë asnjë mundësi për shpëtimin e kafshëve. Ndërkohë që edhe policia por dhe vete pronari dyshon se shkëndija elektrike ishte shkaku i rënies se zjarrit në stallën e Bardhosh Haxhiaj.
Top Channel