OKB publikon raportin mbi grupin e lidhur me Shtetin Islamik: U penguan 5 atentate ndaj presidentit Al Sharaa dhe ministrave sirianë gjatë vitit të kaluar

12/02/2026 18:09

OKB ka publikuar së fundmi një raport mbi grupin e Saraya Ansar al-Sunnah i lidhur me Shtetit Islamik, ku thuhet se autoritetet siriane kanë penguar pesë atentate që ishin planifikuar kundër presidentit të Sirisë dhe ministrave të tij vitin e kaluar.

Raporti, i cituar nga ‘The Guardian’, specifikon se Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka qenë objektiv i dy përpjekjeve për vrasje, një herë në Aleppo dhe një herë në Daraa, të realizuara nga grupi Saraya Ansar al-Sunnah, një grup i lidhur me Shtetin Islamik, i cili ishte përgjegjës për një bombardim në një kishë në Damask gjatë verës së kaluar.

Një zyrtar rajonale konfirmoi vitin e kaluar se përpjekjet për vrasjen e al-Sharaa ishin penguar, falë informacionit që kishte ardhur nga një vend fqinj që kishte ndihmuar shërbimet e inteligjencës siriane.

Raporti gjithashtu thekson se Shteti Islamik është përqendruar në destabilizimin e qeverisë së re në Damask dhe po shfrytëzon boshllëqet e sigurisë dhe pasigurinë në vend.

Sipas raportit të OKB-së, al-Sharaa është konsideruar si një objektiv kryesor i Shtetit Islamik në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB