Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje, reagon policia e Tiranës, si u arrestua 58-vjeçari

12/02/2026 13:00

Policia e Tiranës ka reaguar pas tentativës për grabitje në një bankë të nivelit të dytë, ku autori është futur i armatosur me kallash dhe ka shtënë një herë në dysheme.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB