Panik në bankën e nivelit të dytë në Tiranë pas të shtënave me armë, një person me kallash tenton të grabisë paratë

12/02/2026 11:44

Një person i armatosur ka tentuar që të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se autori i armatosur është arrestuar nga policia.

Autori, me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.

Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB