Lidhja që po bën bujë në Gjermani, ish-Ceo i Google Eric Schmidt në një marrëdhënie me modelen 27-vjeçare
Debati prej 5 orësh në Parlament preku edhe çështjen e 21 Janarit, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu referua Agron Malajt, atëherë gardist në mbrojtje të Kryeministrisë, sot deputet i PS-së.
Blushi tha se Malaj ka qenë anëtar i grupit të zjarrit në atë protestë ku humbën jetën 4 protestues.
Në përgjigje të tij, Malaj theksoi se kjo strukturë nuk ka ekzistuar në 21 janar.
Debati
Tedi Blushi: Meqë u përmend 21 janarit, ja ku e keni komandantin e grupit të zjarrit. Të dalë të thotë kush urdhëroi të qëllohet më plumb në 21 janar, e ke në grupin tënd Brace, kush e zgjodhi deputet? Dilni të dy aty, merr për veshi Ervin Hoxhën dhe Albana Koçiun.
Agron Malaj: Shumë faleminderit zotit Blushi që pas 3 muajsh ma dha të drejtën të flas për 21 janarin, një ngjarje që është për turpin tuaj, të partisë së tuaj, Jozefinë mos fol se është turp për ty të përmendësh gardistët. Ka 15 vjet që ky grup flet për mua, për familjen time, për grupin e zjarrin. Grupi i zjarrit as nuk ekziston në asnjë strukturë por është shpikja që bëtë ju për të devijuar atë ngjarje. Ndaj meje, ndaj gardës, i baltosët pa të drejtë. E turpshme edhe për atë që sot del e flet për policinë. I them kolegëve dhe opinionit, nuk ka ekzistuar kurrë një grup zjarri, ata që e bënë 21 janarin, janë përgjegjës kryesor, janë pikërisht këta këtu, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre krijuan një situatë të tillë që është turpi më i madh për ta. Ka 15 vjet që flitet kudo për 21 janarin. Kur unë pyetesha para prokurorisë kishim ndryshim, unë kam deklaruar që nëse 1 efektiv i imi nën komandën time ka gisht, unë jam përgjegjës bashkë me to, e kam të shkruar, po ju jeni përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit, se ju kështu e keni. U morët me disa gardistët.
Top Channel