“Kjo qeveri të ruhet nga urrejtja e popullit”, deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

12/02/2026 11:13

Ish-ministri Ervin Hoxha i është drejtuar opozitës duke i thënë se është e turpshme që përdorin fëmijë në protesta, ndërsa iu drejtua deputetit Redi Muçi duke i thënë se është e patolerueshme kur thotë se ‘sugjeron përdorimin e molotovit’.

“Policia e shtetit është në detyrë dhe duhet të kemi mirënjohje për të gjithë ata. Sot dua të theksoj dhe diçka, hiqni dorë duke përdorur fëmijët se është ngjarje kriminale dhe është e turpshme.

Ju i hidhni policëve molotovë, doni t’i digjni të gjallë. Është e turpshme, këtu i referohem edhe deputetit Muçit që tha ‘sugjeroj sa më shumë molotovë’”. Ore je në terezi apo nuk je në terezi? Çfarë sugjeron ti molotov? Ku je këtu? Si sugjeron molotovë?”, tha deputeti Hoxha.

“Meqë më citoi mua, unë nuk bëra thirrje për molotovë. Por thashë meqë kjo qeveri nuk trembet nga molotovët, të ruhet nga urrejtja e popullit. Të keni frikë të ecni rrugëve, se populli ju urren. Këtë thashë unë”, iu përgjigj Muçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB