“E kemi zhvendosur përkohësisht”, Braçe ministres Sala për shërbimin ambulant: Shifrat tuaja i kundërshtoj, 7 minuta një vizitë? Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërprerë për herë të dytë seancën parlamentare pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi në foltore dhe kërkoi fjalën.
Berisha u përmend nga deputetja socialiste, Zegjine Çaushi, e cila e akuzoi për gënjeshtar, kur e quajti paqësore protestën e të martës.
“Kemi dy orë që dëgjojmë këtu një ish kryeministër që jetën e tij politike e ka nisur dhe e ka përfunduar me dhunë. Ky Parlament duhet të futet në shina. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote Sali Berisha. Si nuk ke turp që gënjen, si nuk ke turp që paguan adoleshentët për të ardhur në protestë. Ti doktor je mësuar me gënjeshtra, mohove të afërmit e tu në Gërdec”, deklaroi Çaushi.
Pas fjalës së saj Berisha shkoi në foltore për të bërë replikë, por Peleshi nuk ia dha fjalën.
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim deri në qetësimin e situatës, kërkesë të cilën kreu i Kuvendit e pranoi.
Top Channel