Dyshimet për autopsinë e biznesmenit italian/ Mediat fqinje raportuan se 54-vjeçarit që do ngushtonte stomakun i mungonin disa organe, si qëndron e vërteta

12/02/2026 19:55

Çështja e biznesmenit italian Massimo Ferro i cili u  nda nga jeta  pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin Trita Hospital në Tiranë është duke u hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Padovas.

Masimo Ferro kishte mbërritur në Trita Hospital  pasi mjeket Italiane në Milano i kishin rekomanduar klinikën shqiptare ku mund të kryente procedurën e ndërhyrjes me një kosto prej 4400 euro, ndërkohë që në kliniken italiane kjo procedure kushtonte rreth 15 euro.

E ndërsa ndërhyrja u krye në 18 dhjetor në Trita Hospital, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ekipi i mjekëve në spitalin jo publik e dërguan me urgjencë në QSUT. Sipas burimeve të Top Channel biznesmeni italian humbi jetën vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në reanimacionin e QSUT.

E ndërsa çështja po hetohet dhe familjarët kërkojnë shkakun e ndarjes nga jeta, mediat italiane raportojnë se pas autopsisë së bere në trupin e Ferros nga mjekësia ligjore në Shqipëri është kërkuar të bëhet një autopsi e dytë pasi sipas tyre ekzaminimi i parë në Shqipëri ka ngritur dyshime për prokurorët italianë për mënyrën se si është trajtuar trupi i të ndjerit.

Mediat italiane raportojnë se në trupin e tij mungonin disa organe si stomaku dhe zemra të cilat ishin zëvendësuar me materiale që përdoren nga Mjekësia Ligjore në këto raste. Burime të sigurta të Top Channel  pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë thonë se autopsia për të ndjerin Massimo Ferro është bërë sipas rregullave dhe standardeve të Mjekësisë Ligjore. Pritet të dalin përgjigjet e ekzaminimeve në mënyrë që akti t’i dërgohet Prokurorisë së Tiranës e cila gjithashtu po heton mbi ngjarjen e ndodhur në spitalin jo publik shqiptar Trita Hospital.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB