Zyrtari i lartë i SHBA takime me Qeverinë dhe krerët e drejtësisë në Tiranë: Bashkëpunim me partnerët për të luftuar kriminelët që cenojnë sigurinë kombëtare

11/02/2026 16:28

Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të qeverisë, krerët e drejtësisë dhe shoqërisë civile gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Në një postim në Facebook Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë foto gjatë takimeve të Tervakoskit, ndër edhe takimi me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu, Presidentin Bajram Begaj si dhe kreun e SPAK, Klodian Braho.

“Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB