“Nuk e përjashtojmë pushtimin e Rusisë”/ Gjenerali norvegjez ngre alarmin: Mund të nisë një ofensivë për të mbrojtur kapacitetet e tyre bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të ishte “marrëzi” që Irani të mos kërkonte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ndërsa paralajmëroi se Uashingtoni është gati për skenarë të fortë nëse diplomacia dështon.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se SHBA ka “një flotë masive që po shkon drejt Iranit”.
“Herën e fundit ne eliminuam aftësinë e tyre bërthamore dhe do të shohim nëse këtë herë do të eliminojmë edhe më shumë,” u shpreh ai.
Në një intervistë tjetër për Channel 12, Presidenti amerikan theksoi se Uashingtoni synon një marrëveshje të qartë: “Mund të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë me Iranin. Pa armë bërthamore, pa raketa balistike”. Ai foli për mundësinë e një “marrëveshjeje të madhe”, por nënvizoi se nuk do të ketë kompromise për armët dhe raketat.
Duke folur për Axios, Trump shtoi se po shqyrton edhe dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme. “Kemi një flotë që shkon atje dhe një tjetër mund të jetë rrugës. Ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do të na duhet të bëjmë diçka shumë të ashpër si herën e fundit,” tha ai, duke iu referuar sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane të urdhëruara në qershor.
Irani reagoi menjëherë përmes Ali Larijanit, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Ai i kërkoi Uashingtonit të mos ndikohet nga vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe të qëndrojë vigjilent ndaj, siç e quajti ai, “rolit shkatërrues të sionistëve” në negociata.
Top Channel