Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale i është rikthyer sot normalitetit pas disa javësh bojkot nga opozita.
Një ditë më parë Luçiano Boçi dhe deputetët e tjerë të opozitës ishin në shesh në krah të protestuesve që gjuajtën me fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë, Kuvendit dhe Policisë, ndërsa sot ndryshuan retorikë dhe u ulën në krah të socialistëve.
“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet, kjo është kërkesa ime”, tha Boçi.
“Kemi një agjendë të ngjeshur pune, të ndërgjegjshëm për faktin që kjo reformë do ishte e mirë për vendin nëse ia dalim ta kalojmë bashkërisht. Mirëbesimi i dhënë nga mazhoranca nuk mund të jetë bllokim për punën. Kemi një dritare shumë specifike, që lidhet me integrimin e vendit në BE, na duhet që në këtë periudhë 2027-2029, të kemi bashki të afta për të funksionuar jo thjeshtë si struktura për shërbim për qytetaret e tyre, por të tërheqin financim dhe projekte nga BE për territorin e tyre”, tha Mazniku.
Ndërkohë mbledhja u shty dhe u la takimi i radhës ditën e hënë.
Top Channel