Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin, plagoset drejtuesi
11/02/2026 17:10
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.
Një automjet taksi ka përplasur një motomjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit.
Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, taksia është përplasur me murin pas aksidentit me motomjetin.
Aksidenti ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar, ndërsa ambulanca nuk po mbërrin dot për të marrë të plagosurin, për shkak të bllokimit të rrugës.
Policia, ndërkohë, ndodhet në vendin e ngjarjes.
Top Channel