Jehona e Muçit i ka kaluar kufijtë e Turqisë, vëzhgues nga Premier League në ndeshjen e rradhës
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i ka uruar sukses qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook Spiropali uroi Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në misionin e tyre për përgjegjësinë e lartë të forcimit të mëtejshëm të shteti demokratik etë Kosovës.
Postimi i plotë i Spitopalit:
Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X-të dhe Qeverisë së re!
Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës.
Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike.
Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.
Top Channel