Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur kthesat e Murrashit, ku dy automjete janë përmbysur në rrugë.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë aks është vështirësuar për disa minuta, ndërsa policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht në ditët me shi dhe ne segmentet problematike të kësaj rruge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB